75 Mall Live Search
12:20 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lajm i fundit: Presidenti Thaçi aterron sot, në Shqipëri

Presidenti Hashim Thaçi, pas intervistimit maratonik nga Gjyka Speciale, sot do rikthehet në Republikën e Kosovës.

Mirëpo, burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Thaçi do të aterrojë në Shqipëri, ku pritet më pas të japë më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.

Burimet i kanë thënë IndeksOnlineit se është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morin, në ora 19:30.

Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancën.

 “Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë./Indeksonline/