75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Fituesi i Superligës së Kosovës, do të përballet me këtë ekip në Ligën e Kampionëve

UEFA-ja sot ka hedhur shortin për fazën preliminare të Ligës së Kampionëve. Në këtë fazë do të luajë edhe kampioni i Superligës së Kosovës.

Fituesi i Superligës do të ndeshet me kampionin e Andorras, transmeton Indeksonline.

Kurse, në çiftin tjetër gjysmëfinalist takohen kampioni i San Marinos dhe ai i Irlandës së Veriut.

Fituesit e dy çifteve do të luajnë në finale. Fituesi i finales do të luajë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Rundi preliminar do të fillojë më 8 gusht, kurse finalja me 11 gusht./Indeksonline/