E humbi titullin, La Liga merr një vendim për ndeshjen e fundit të Barcelonës

Mbrëmë Barcelona e humbi La Ligan pas fitores së Real Madridit kundër Villarrealit.
Ndeshjen e fundit të ligës, Barcelona do ta ketë kundër Alavesit të dielën, transmeton Indeksonline.
Edhe pse në javën e fundit është e parashikuar të luhen të gjitha ndeshjet nga ora 21:00, por La Liga ka vendosur t’ia ndryshojë orarin Barcelonës.
Kjo pasi edhe Barcelona e Alavesi luajnë pa asnjë qëllimi pasi që katalunasve nuk u rrezikohet vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe Alalvesi nuk rrezikon të bjerë nga liga.
Kjo ndeshje do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Estadio de Mendizorroza”. Kjo është e vetmja ndeshje që luhet në këtë orar./Indeksonline/