Albatriti me bashkëshorten, shfaqen nga pushimet të lumtur krah njëri-tjetrit

Në këto ditë kur ende po vazhdon të rritet numri i rasteve me Covid-19, tashmë shumë kush ka filluar pushimet.
Pas periudhës së gjatë të izolimit, emra të njohur të estradës ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar.

Në mesin e tyre edhe këngëtari i mirënjohur, Albatrit Muqiqi i cili bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre po shijojnë këto ditë të nxehta në plazh.
Si Albatriti ashtu edhe gruaja e tij, Egzona kanë postuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundi Egzona në një imazh shihet pranë Albatritit ndërsa në prapavijë i “shoqëron” pamja e mrekullueshme bregdetare.
Të dy dukeshin në formë të mirë dhe të lumtur së bashku./Indeksonline/