75 Mall Live Search
23:38 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Von Cramon viziton Specialen: Mësova shumë për punën e tyre të jashtëzakonshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, vizitoi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Cameron përmes një postimi në Twitter është shprehur se Specialja është institucion i rëndësishëm për të sjellë drejtësi në Kosovë, për krimet e supozuara të luftës.

“Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, shkroi ndër të tjera Viola von Cramon.

Tutje ajo theksoi se Specialja duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë.

“Mësova shumë për punën e tyre të jashtëzakonshme. Si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, e zhvendosur në Hagë, gjykata duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë edhe viktimat dhe dëshmitarët”, shkroi Viola von Cramon.