Hoti thotë se po planifikojnë pagesat për Pakon Emergjente, për të kaluar te rimëkëmbja ekonomike

Qeveria është duke planifikuar pagesat për Pakon Emergjente.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri, Avdullah Hoti ku tha se po planifikojnë që ta mbyllin cështjen e pagesave me masat emergjente dhe të kalojnë tek pjesa e rimëkëmbjes ekonomike që mund të duket pak ambicioze, por që është e realizueshme.
Hoti thotë që nëse nuk thellohet pandemia, presin që vitin ta përmbyllin me 2.5 ose 3 % rënie ekonomike.
“Efekti nuk është një me një për aq sa ka rënë ekonomia. Nëse nuk thellohet pandemia, ne presim që mund ta përmbyllim vitin me 2.5 ose 3 % rënie ekonomike”.
Kryeministri këto gjëra i bëri të ditur në një debat që po zhvillohet për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, në një institucion të arsimit të lartë privat./Indeksonline/