Si u dizajnua Maserati MC12

Dizajneri i njohur i veturave, Frank Stevenson ka treguar se si ka punuar në modelin e njohur të Maseratit MC12.
Stevenson ka dizajnuar shumë vetura që shënuan historinë e industrisë italiane, automjetet si Ferrari Enza apo Maserati MC12. Ky i fundit “ka kaluar më së miri” në publik.
Stevenson, përmes një videoje ka treguar se si e ka nisur skicimin me një laps grafik, derisa është e njohur se ky model ka shumë të përbashkëta me modelin e Ferrari Enzos, të cilin e ka dizajnuar po ashtu Stevenson.
MC12 është pak më i lartë se Enzo dhe pak më i gjatë, ndonëse ka të përbashkëta shumë komponente mekanike.