Thaçi: Unë nuk isha i përkryer, por gjithmonë jam munduar të bëj më të miren për atdheun tim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për 4 ditët e intervistimit në Hagë.
“Të nderuar bashkëqytetar unë dje isha një luftëtar në shërbim të Kosovës, ndërsa sot ju më keni dhënë gjithçka, më keni besuar gjithçka qe një njeriu mund t’i jepet në vendin e tij”, ka thënë Thaçi gjatë paraqitjes së tij në Facebook, transmeton Indeksonline.
“Përulem me respekt për besimin tuaj, u jam mirënjohës përgjithmonë. Unë nuk isha i përkryer, por gjithmonë jam munduar të bëjë më të miren për atdheun tim”, shtoi tutje ai. /IndeksOnline/