Haxhihamza pas fitores kundër Dritës: “Jemi më të mirët”

Sot u zhvillua derbi i madh i futbollit kosovar mes Dritës e Gjilanit ku fitues dolën këta të fundit.
Pas ndeshjes, përmes një postimi në facebook, ka reaguar portieri i Gjilanit, Kenan Haxhihamza, transmeton Indeksonline.
“Ne besojm, do ja dalim, e dëshmuam, jemi më të mirët”, kështu ka shkruar gardiani gjilanas në postimin e tij.
Gjilani ka mundësi të mirë që këtë sezon të shpallet kampion i Kosovës./Indeksonline/