75 Mall Live Search
09:50 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

Merkel: Mund të mos ketë marrëveshje në samitin e BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se është e mundur që liderët e BE-së të mos arrijnë marrëveshje në ditën e tyre të tretë të bisedimeve mbi planet për të forcuar ekonomitë e bllokut, të cilat janë shkatërruar nga koronavirusi.

“Ka shumë vullnet të mirë por edhe shumë pozicione. Do të bëj çdo përpjekje por është e mundur që të mos ketë rezultat”, tha ajo në Bruksel, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen sot, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin shtatëvjeçar të bllokut, që kap shifrën e 1,85 trilion eurove.

Liderët e BE-së po ashtu po diskutojnë edhe një plan të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë.

BE-ja ka propozuar që ky fond të jetë në vlerë prej 750 miliardë eurosh dhe do t’u jepet shteteve më të goditura nga pandemia në formë të borxheve dhe granteve.