75 Mall Live Search
11:06 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Digjet një stallë bagëtish në Caravik të Klinës, dëmet rreth 20 mijë euro

Në fshatin Caravik të Klinës mëngjesi e së dielës është djegur një stallë bagëtish.

Dëshmitarët kanë se dyshohet se shkaktar i zjarrëvënies ka qenë rryma, ndërsa janë shkaktuar dëme në vlerë rreth 20 mijë euro.

Po ashtu, mësohet se zjarrëfikësit janë vonuar rreth dy orë, pasi që ka ndodhur ngjarja.

Aty është djegur edhe një traktor. Kurse, bagëtitë nuk janë dëmtuar.