75 Mall Live Search
12:03 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

Skenderaj, i infektuari me Covid-19 nuk vetizolohet

Policia njofton se një person, i cili kishte rezultuar pozitiv me Cocid-19, nuk është gjendur në vetizolim në fshatin Abri e Ulët të Skenderajt.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i rezultuar pozitiv me Covid-19, i cili duhet të jetë në vetizolim nga njësiti policor është verifikuar dhe i njëjti nuk është gjetur në shtëpi.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.