Fenerbahce sot luan derbin e madh turk, shpresat te Muriqi!

Me fillim nga ora 20:00 takohen dy rivalët e urryer në Turqi.
Fjala është për Besiktas e cila e pret në shtëpi Fenerbahcen e Muriqit.
Derbi i Stambollit si zakonisht zhvillohet me një lojë të ashpër nga dy skuadrat përshkak të rivalitetit të madh që kanë.
Besiktas këtë sezon gjendet në vendin e katërt, kurse Fenerbahce tre vende më poshtë dhe nuk është afër objektivave.
Gjithsesi, Fenerbahce pothuajse gjitha shpresat i mban në ‘shpërthimin’ e Muriqit, për të fituar këtë derbi të Stambollit./IndeksOnline/