Barca e mbyll sezonin me fitore të thellë, por si humbës në kampionat

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen ndaj Alavesit por aspak të rëndësishme.
Katalonasit kanë fituar me rezultat 5-0 në një ndeshje ku ka shkëlqyer Lionel Messi, shkruan Indeksonline.
Fati në minutën e 24-të shënoi golin e parë për Barcën.
Pas tij realizuan Messi (34′) dhe Luis Suarez një minut para përfundimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë shënuan edhe Semendo (57′) dhe Messi (75′) për të mbyllur kështu ndeshjen e fundit sezonale.
Kështu Barca përfundon sezon në vendin e dytë në tabelë me 82 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/