Ramiz Krasniqi: Kjo skuadër e meriton çmimin “fair-play” të vitit

Trajneri i njohur, Ramiz Krasniqi, ka përgëzuar Vushtrrinë për lojën korrekte, duke respektuar kampionatin.
Vushtrria ndali dy ekipet që luftojnë për mbijetesë, Trepçën ‘89 dhe Flamurtarin.
“Vushtrria po e respekton kampionatin, duke bërë paraqitje shumë të mira. Kjo skuadër e meriton epitetin fair-play të vitit”, deklaroi Krasniqi në RTK.
Tutje, Krasniqi përgëzoi paraqitjen e Ballkanit këtë sezon.
“Ky barazim i komplikon shanset për titull pasi i ka humbur 2 pika. Unë mendoj se gjatë gjithë vitit Ballkani ka qenë skuadra më e mirë dhe ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira, rezultate dhe lojë të bukur, duke i motivuar edhe kundërshtarët të luajnë mirë” ka thënë Krasniqi në “Arena Sportive” në RTK.
“Ballkani është një ekip simpatik dhe i mirë, por e ka kapur një krizë nga përfundimi. Kanë lojë të mirë por nuk po kanë rezultat pasi nuk po i finalizojnë rastet”.
“Sa i përket ndeshjes me Prishtinën jam kënaqur së pari si shikues dhe nga aspektin profesional kam parë një ndeshje fantastike, pasi kishte vrapim, përkulim të topit. Pra kishte gjithçka që kërkohet nga loja e futbollit”.
“Unë shpresoj se edhe skuadrat tjera të luajnë në këtë formë siç luajtën Ballkani e Prishtina. Është shembull fantastik ”, ka përfunduar Ramiz Krasniqi.