Zeka: Nëse ndeshja ishte e trukuar shkoj, jo 8 por 80 vjet në burg

Trepça ’89 ka mposhtur Llapin me rezultat 5-4 në një ndeshje që hapur shumë polemika në lidhje nëse ndeshja ishte e trukuar.
Madje është raportuar se Prokuroria tashmë ka hapur hetimet dhe po merret me rastin.
Por këtë e ka mohuar kategoriskisht presidenti i klubit nga Mitrovica, Abedin Zeka, shkruan Indeksonline.
“E kisha lutur prokurorin dhe gjithë sportistët që të fillojnë hetimet ndaj kësaj ndeshje por edhe gjitha ndeshjeve tjera. Unë tash po e kuptoj që Trepça’89 po i pengojka dikujt me qenë në Superligë”.
“Trepça’89 nuk po bojka me fitu dhe po dashka vetëm me hup. Ne hupëm pikë me Vushtrrinë e Dukagjinit dhe ata njerëz që po shkruajnë nëpër Facebooka dihet kush janë”.
“Le të kthenen vetëm një javë më herët dhe ta shikojnë si ka përfunduar ndeshja Flamurtari – Dukagjini. Ai djali që ka shkruar është dashur të shkruaj edhe për atë ndeshje”.
“Unë ju them se nëse ka diçka të vërtetë, jo vetëm 8 vite por 80 vite do të shkojë në burg”, shtoi ai.