Supergol nga Adnan Janzuaj, e dërgon Sociedadin në Europa League

Real Sociedad ka barazuar me Atletico Madridin me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligas.
Fillimisht Koke kaloi vendasit në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Adnan Januzaj në minutën e 88-të të ndeshjes me një gol nga gjuajtja e lirë.
Ky gol ishte vendimtar që Real Sociedad të renditet në vendin e gjashtë për një vend në Europa League. /IndeksOnline/