75 Mall Live Search
23:30 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kështu përplaset me një serb Albana Osmani, pasi ai e quajti Kosoven “Serbi”!

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Dua Lipa ka shpërndarë në profilin e saj në Twitter foton e dronit ‘Autochtonous’ që ishte shpalosur në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, kjo si reagim ndaj “Apple” e cila vendosi Kosovën si pjesë të Serbisë.

Pas kësaj, komentet në profilin e saj kanë qentë të shumta, ku nuk kanë munguar as përplasjet.

Albana Osmani, prezantuesja shqiptare i ka reaguar një serbi i cili Kosoven e ka quajtur “Serbi”, transmeton IndeksOnline.

“Ti nuk mund ta ndërrosh historinë, Kosova është Kosovë dhe është në zemër të Shqipërisë”, i ka reaguar mes tjerash Osmani. /IndeksOnline/