Aksident i rëndë në Komoran, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Komoran të Drenasit.
Një veturë ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike, duke e ndarë në dysh atë, shkruan Indeksonline.
Indeksonline mëson se vetura kishte marrë flakë pas përplasjes, derisa dyshohet edhe për viktima.
Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipe të Policisë së Kosovës dhe FSK-së. /IndeksOnline/
