Chelsea, bën goditjen e madhe 80-milionë euroshe
Chelsea ka mbyllur marrëveshjen me Bayer Leverkusenin për transferimin e Kai Havertzit.
Sipas mediave angleze, blutë dhe skuadra gjermane tashmë kanë kryer marrëveshjen dhe pritet vetëm zyrtarizimi, shkruan Indeksonline.
Roman Abramovichi, do të paguajë 80 milionë euro në arkat e Leverkusenit për ta sjellë në Londër 21- vjeçarin.
Mesfushori sulmues ka bërë mbi 100 paraqitje me skuadrën e parë derisa ka shënuar 36 gola.
Havertzi ka qenë i ftuar në shtatë ndeshje të Kombëtares së Gjermanisë derisa është autor i një goli. /IndeksOnline/