“Çbanja”, ju uron ditë të mbarë me këtë paraqitje

Aktorja e njohur shqiptare Arjola Demiri njihet me rolin e saj si “Çbanja” te seriali “O sa mirë”.
Në rolin e saj si “Çbanja” ajo paraqiste një vajzë burrërore nga Tropoja, por në jetën reale Arjola është një femër mjaft atraktive dhe me forma të theksuara trupore, shkruan Indeksonline.
Madje nëpër paraqitjet publike që bën, ajo nuk heziton t’i ekspozojë këto forma dhe bukurinë natyrale, që e karakterizon e që ka bërë për vete një numër të madh të fansave.
Njësoj ka bërë edhe së fundmi, duke publikuar një fotografi, ku ka uruar gjithë fansat e saj për një ditë të mbarë, derisa dukej në formën më të mirë. /IndeksOnline/
