Braida: Ragnicki – rrezik për Milanin, Ibra duhet të qëndrojë

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, ka komentuar gjendjen aktuale të skuadrës kuq e zi.
Ai ka thënë se ardhja e Ragnickut mund të jetë rrezik për skuadrën pasi që futbolli italian është ndryshe nga ai gjerman.
“Pioli po bën shumë mirë, jo thjesht mirë. Marrja e një trajneri të huaj (Rangnick) i cili nuk e njeh futbollin tonë, pavarësisht se ka bërë gjëra të mira në Gjermani, mund të jetë një rrezik. Ai tashmë po lëviz dhe unë e di se është shpesh përreth për të parë ndeshje, por në gjithë këtë unë do ta mbaja Piolin që e njeh shumë mirë futbollin tonë”, ka thënë Braida.
Braida ka sugjeruar që Zllatan Ibrahimoviqi duhet të qëndrojë te Milani pavarësisht se është pak i rëndë.
“Në disa momente Ibra është i rëndë, por ai është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe për aq kohë sa ai mund ta bëjë këtë, ai do të duhet të luajë. Unë mendoj se ai duhet të vazhdojë më tej, të gjesh një qendër sulmues si ai është shumë e vështirë“, përfundoi ish-drejtori i Milanit dhe Barcelonës. /IndeksOnline/