75 Mall Live Search
11:34 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministria e Shëndetësisë: Mos bini pre e publikimit të “recetave” për COVIDIN-19

Një “recetë” e publikuar dje në rrejtët sociale kinse për trajtimin e personave të prekur me COVID-19, është shpërndarë me të madhe nga shumë persona.

Por, sot Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e publikimeve të tilla, transmeton IndeksOnline.

“Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtura “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVIDI-19. Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë-shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./IndeksOnline/