Arrestohet një i dyshuar, në Gjilan, kanos zyrtarët policorë

Është arrestuar një person i dyshuar në Gjilan, pasi që ai i ka kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën në orën 16:00. Hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/