Mbijetesa në Superligë e “zorshme”, në kampionatet evropiane duhen më pak pikë

Lufta për mbijetesë në Superligë është shumë e madhe, sidomos këtë sezon që katër skuadrat e fundit largohen drejtpërdrejt nga liga.
Dy javë para fundit vetëm katër skuadrat e para e kanë të sigurt qëndrimin në Superligë për edicionin e ardhshëm.
Skuadrave u duhen mbi 40 pikë në sezon që të qëndrojnë në Superligë, shkruan Indeksonline.
E njëjta gjë nuk ndodh edhe në topligat evropiane që një skuadër mbijeton në nivelin më të lartë me më pak pikë.
Në Spanjë, CeltaVigo e siguroi mbijetesën me vetëm 37 pikë të grumbulluara.
Watfordi në Angli, dy javë para fundit ka 34 pikë dhe i nevojiten vetëm edhe tri pikë për të siguruar mbijetesën.
E njejta situatë është edhe në Gjermani dhe në Itali me, ku skuadra e fundit që siguron mbijetesën ka 33-36 pikë. /IndeksOnline/