Nisin punimet në stadiumin e Kizhnicës

Kanë filluar punimet për renovimin e stadiumit të Kizhnicës, aty ku ndeshjet I luan skuadra e sapoformuar, Hajvalia 2020.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, shkruan IndeksOnline.
“Klubi ka nisur rinovimin e plotë të zhveshtoreve për futbollistë dhe gjyqtarë. Janë duke u bërë instalime të reja të ujit, rregullim i banjove dhe dhomave tjera përcjellëse.
Me mbështetjen e institucioneve relevante ka nisur edhe rregullimi i kanalizimit dhe ujitjes për të dy stadiumet. Sot po bëhet edhe vendosja e gypave kryesorë”, shkruhet ndër tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë: