Ministri Likaj dhe zv/Ministri Grabovci në takim për Seksionet Sportive nëpër shkolla

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj ka pritur në takim zv/Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arbër Grabovcin me qëllim hedhjes së hapit të parë drejtë themelimit të programeve për seksionet stërvitore sportive në shkollat e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast është diskutuar dhe gjetur mirëkuptimi ndërministrorë mbi projekt idenë e zv/Ministrit Grabovci që Sportet Masovike Kosovare të kenë seksione stërvitore në 28 komunat të Republikës së Kosovës
Projekti ka për qëllim avasimin e talentëve të sportit dhe bashkëpunimin në mes të mësimdhënësve të Edukates Fizike dhe trajnerëve sportiv nëpër komunat e vendit.”-thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
“Sportet masovike kosovare do të kenë seksione stërvitore në 28 komunat të Republikës së Kosovës, për çfarë sot janë hedhur hapat e parë.
Ky projekt do të ndikon pozitivisht në avasimin e talentëve të sportit, në krijimin e shprehive poztive sportive, shoqërimin dhe ruajten e shëndetit të nxënësve si dhe bashkëpunimin në mes të mësimdhënësve të Edukates Fizike dhe trajnerëve sportiv nëpër komunat e vendit.”