75 Mall Live Search
08:04 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shkrumbohet nga flakët automjeti luksoz i mërgimtarit shqiptar

Një automjet luksoz tip ”Audi R8” është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm (21 korrik), në zonën e ”Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Automjeti me targa gjermane është në pronësi të Burim Zyberit nga Kërçova e Maqedonisë, i cili kishte ardhur prej 4 ditësh me pushime në Vlorë.

Ai dyshon për zjarrvënie të qëllimshme, pasi  tha se i kanë hedhur benzinë automjetit dhe më pas i kanë vënë flakët.