75 Mall Live Search
10:23 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur bën rrëfimin prekës: S’e kam parë nënën prej një viti

Ajo u martua me Caspar Joplingun në fund të gushtit 2019, por viti 2019 i saj përfundoi me një aksident me makinë, ndërsa viti 2020 filloi me një acarim të marrëdhënies me nënën e saj.

Dhe, në një intervistë të kohët së fundit, Ellie Goulding, ka zbuluar se ajo nuk e ka parë nënën e saj Tracey për gati një vit dhe ka pranuar se ajo është në kërkim të terapisë, sepse marrëdhënia e tyre e vështirë “nuk është e rregullueshme”. 

Krijuesja e hitit Love Me Like You Do, gjithashtu pranoi se nëna e saj i ishte kërcënuar herën e fundit kur këngëtarja foli për të publikisht.

Këngëtarja Starry Eyed nuk e ka parë nënën e saj pasi u martua me Casparin në pothuajse një vit më parë.

Ellie rrëfeu se, megjithëse do të dëshironte t’ishte e hapur për problemet e tyre, ajo është shumë e frikësuar për pasojat.

Ajo i tha “The Independentit”: “Është zhgënjyese sepse me të vërtetë dua të flas. Por ajo mu kërcënua kur unë flisja për të në shtyp. Të diskutosh për të ishte një katastrofë. Unë nuk e kam parë nënën time që nga dasma ime vitin e kaluar”.

Ellie gjithashtu pranoi se ajo kërkoi terapi në përpjekje për të përmirësuar marrëdhënien me nënë e saj.

Ajo ka theksuar: “Kam bërë shumë terapi në lidhje me të, sepse ajo që mendova se ishte e rregullueshme nuk është e rregullueshme”.

Duke shtuar se ajo shpreson që një ditë të jetë në gjendje ta heqë këtë nga gjoksi, tani për tani këngëtarja po shpreh ndjenjat e saj përmes muzikës.

Këngëtarja, gjithashtu pranoi se ajo e di se shumë gra kanë tensionuar marrëdhëniet me nënat e tyre, por nuk kanë dëshirë të flasin për këtë./Indeksonline.