Limaj, ngushëllon familjen Hazrolli për vdekjen e ish- luftëtarit të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Hazrolli për vdekjen e Shpejtim Hazrollit nga Banja e Malishevës.
Limaj shkruan në “Facebook”, se Shpejtimi ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe së bashku me tërë familjen dhe rrethin e tij, ishin pjesë e luftës çlirimtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë.
“Pusho i qetë në tokën e Kosovës, Shpejtim!”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. Postimi i plotë i Limajt: Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të bashkëvendasit dhe bashkëluftëtarit, Shpejtim Hazrolli. Shpejtimi ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai së bashku me tërë familjen dhe rrethin e tij, ishin pjesë e luftës çlirimtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë. Familjes Hazrolli nga Banja e Malishevës, të gjithë bashkëluftetarëve dhe miqve të tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, Shpejtim!