Arrestohet në Bosnjë e Hercegovinë Qazim Daqaj, përfaqësues i pavarur i pakicës shqiptare

Policia boshnjake ka arrestuar kosovarin që jeton e vepron atje, Qazim Daqaj.
Daqaj është përfaqësues i pavarur i pakicës kombëtare shqiptare në Asamblenë e distriktit Brçko të Bosnjë e Hercegovinës, shkruan Indeksonline.
Dyshohet se Daqaj është i përfshirë në disa afera korruptive në ndarjen e granteve.
Daqaj është nga Krajku i Hasit të Prizrenit, ndërsa punon prej disa dekadash në Bonjë, ku drejton një biznes privat./Indeksonline/