75 Mall Live Search
11:25 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Studimi: Arinjtë polarë mund të zhduken deri më 2100, shkak ngrohja globale

Arinjtë polarë mund të zhduken deri në fund të shekullit, nëse qeveritë nuk marrin masa për ngrohjen globale, sipas një studimi. Zhdukja graduale e habitatit të tyre për shkak të shkrirjes së akullnajave po shkurton kohën e gjuetisë të arinjve polarë, deklaruan shkencëtarët, shkruan EuroNews.

“Nëse akullnajat shkrihen, arinjtë polarë nuk kanë ku të shkojnë”, tha Peter Molnari nga Universiteti i Torontos në Kanada.

Për sa kohë akulli vazhdon të shkrijë kafshët do të detyrohen të shkojnë në destinacione të gjata, për të gjetur ushqim në mënyrë që të ushqejnë këlyshët e tyre. Femrat janë më të prekura nga ky fenomen, pasi ato do të duhet të hyjnë në çadrat e tyre në vjeshtë të për të lindur në mes të dimrit dhe të dalin në pranverë me këlyshët e tyre.

“Ata duhet të kapin foka për të grumbulluar yndyrë të mjaftueshme dhe të prodhojnë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer këlyshët e tyre gjatë verës,” tha Amstrupi.

“E vetmja mënyrë për t’i shpëtuar ata është të mbrojmë habitatin e tyre duke parandaluar ngrohjen globale” ka thënë Amstrupi.