75 Mall Live Search
12:09 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dikur ia bënte bajat futbollin Milanit, skuadra e Deportivo La Corunas bie në Ligën e Tretë spanjolle

Skuadra e Deportivo La Corunas ka rënë në Ligën e Tretë spanjolle. Ajo përfundoi sezonin në pozitën e 20-të të Ligës së Dytë spanjolle.

Por, kjo gjendje e La Corunas është për të ardhur keq, pasi në fillimet e shekullit 21 ajo ishte një nga skuadrat më të rrezikshme në Evropë, transmeton Indeksonline.

“Super Depor” e kishte nofkën në të kaluarën skuadra spanjolle. Ajo fitoi La Ligan në vitin 200, duke mposhtur një nga skuadrat më legjendare Real Madridin.  Atë sezonë ajo fitoi edhe Kupën e Mbretit, kurse në vitin 2004 u eliminua në gjysmëfinale.

Ra në La Liga 2 në vitin 2018. Ajo ishte afër verën e kaluar që të rikthehej në La Liga por pësoi humbje në “play-off”.

Në vitin 2004, La Coruna kishte bërë njërin nga rikthimet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve.

Ajo ishin mposhtur në ndeshjen e parë 4:1 nga AC Milani. Pastaj në ndeshjen kthyese arriti që ta mposhtte ekipin italian me rezultat 4:0 duke u kualifikuar në fazën tjetër. /Indeksonline/