Greta Thunbergu, do të dhurojë 100.000 euro për të luftuar Covidin-19, në Amazonë

Aktivistja Greta Thunberg njoftoi të hënën në Twitter se do të dhurojë 100.000 euro për të luftuar përhapjen e Covidit-19 në Amazonë të Brazilit.
Njoftimi erdhi menjëherë pasi adoleshentja fitoi çmimin “Gulbenkian Prize for Humanity”, me vlerë 1 milion eurosh. Gjithashtu Greta Thunbergu deklaroi se edhe 100.000 euro të tjera do të shkojnë për mbrojten e mjedisit.
Në një video të postuar në llogarinë e saj në Twitter, aktivistja suedeze tha se do të dhurojë paratë e çmimit që fitoi.
I’m extremely honoured to receive the Gulbenkian Prize for Humanity. We’re in a climate emergency, and my foundation will as quickly as possible donate all the prize money of 1 million Euros to support … ->
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) July 20, 2020
1/3 pic.twitter.com/Eti6AJXSvj
“Paratë e çmimit kapin vlerën e një milion eurove dhe të gjitha paratë e çmimit do të dhurohen përmes fondacionit tim për organizata dhe projekte të ndryshme që janë duke punuar për të ndihmuar njerëzit, që luftojnë në vijat e para. të prekur nga kriza e klimës dhe kriza ekologjike. Po ashtu për të ndihmuar organizatat dhe projektet që janë duke luftuar për të mbrojtur natyrën”.