75 Mall Live Search
15:20 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Skender Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog

Qeveria e Kosovës ka emëruar Skender Hysenin si Koordinator Shtetëror për Dialog. Këta e ka konfirmuar përmes një statusi kryeministri Avdullah Hoti.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, sot kam emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, ka shkruar Hoti.