75 Mall Live Search
21:13 / E Martë, 21 Korrik 2020 / C E

Presidenti i Milanit po hetohet për korrupsion, kërkohet tetë vjet dënim për të

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni është duke u hetuar për korrupsion në Nigeri.

Ai po hetohet për dhënie të ryshfetit në politikanët e Nigerisë me vlerë për 1.92 miliard dollarë për të ndikuar në një projekt nafte, shkruan Indeksonline.

Scaroni së bashku me drejtorin e kompanisë Eni rrezikojnë të dënohen deri në tetë vite burg për këto shkelje.

Prokurori kërkoi gjithashtu konfiskimin e 1.92 miliard dollarë, shumën e ryshfetit të pretenduar që ishte paguar për të marrë “pa tender” të drejtat e eksplorimit të bllokut të naftës Opl 245, të ngarkuar për Eni dhe Shell.

E njëjta sasi u kërkua bashkërisht dhe veçmas për të trembëdhjetë të pandehurit. Kështu, shifra totale arrin në mbi 2.1 miliardë. /IndeksOnline/