75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ceca e acaruar pas postimit të Dua Lipës, fyen këngëtaren shqiptare

Vazhdojnë reagimet e ndryshme pas postimit “AUTOCHTHONOUS” të këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Dua e cila pak ditë më parë publikoi flamurin ku shihet Shqipëria Etnike, së fundi bëri një tjetër reagim në të cilin tha se dëshiron që me krenari të tregojë për prejardhjen e saj dhe këtë duhet ta bëjë secili.

E këngëtares shqiptare i ka reaguar edhe artistja e njohur serbe Svetlana Razhnatoviq, e njohur si Ceca.

Ajo ka reaguar ashpër Dua Lipës, në një intervistë për gazetën serbe “Alo”.

E pyetur se çfarë mendon për fjalët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Ceca e quajti Duan injorante dhe vogëlushe.

“Unë nuk do të harxhoj fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, rri rehat!”, u shpreh Ceca./Indeksonline/