Qeveria heq nga rendi i ditës pikën, për shtesat për personelin shëndetësor

Punëtorët shëndetësorë sot nuk morën lajm të mirë nga Qeveria e Kosovës.
Në mbledhjen që u mbajt sot, Qeveria hoqi nga rendi i ditës propozim-vendimin për miratimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhimin shtesë për muajt korrik dhe gusht.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se tërheqja është bërë për shkak se duhet të rishikohet dhe përcaktohet qartë se kush do të jetë përfitues i kësaj shtese.
Ajo tha se shtesat do t’i japin nga muaji tjetër në formë retroaktive për muajt korrik dhe gusht.
“Ne kemi bërë një propozimvendim, por duhet ta përcaktojmë qartë kush do të jetë përfitues i kësaj shtese. Pra nga muaji tjetër shtesat të paguhen retroaktiv për korrikun dhe gushtin”, tha ajo.