Pas miratimit të ligjit në Kuvend, mjetet nga Trusti Pensional mund të tërhiqen brenda 4 muajsh

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka në vëmendje rimëkëmbjen ekonomike.
Bajrami në përgjigjien e dhënë ka theksuar se pasi të miratohet ligji, qytetarët në periudhën katërmujore mund ta tërheqin 10% të trustit.
”Qeveria e Kosovës në programin e saj ka një vëmendje për rimëkëmbje ekonomike”.
”Pos prioritet që i kemi dhënë në rishikimin të buxhetit në masat për rimëkëmbje i kemi parë edhe me këtë ligj dhe me këtë ligj janë ndryshuar dhe plotësuar disa ligje të tjera dhe këtë janë që do të kenë në fuqi deri me 31 dhjetor”.
”Ligji ka paraparë ndryshimin e Ligjit për fondin kosovar për garanci kreditore. Po ashtu do të mundësohet edhe heqja prej 10% ë periudhën 4- mujore prej datës kur miratohet ligji”.
”Sa i përket rimbursimit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos i tatojë dhe 10% do të merret bruto”, ka thënë Bajrami.