75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qeveria, themelon një grup për projektin e kompleksit memorial “Adem Jashari”

Qeveria e Kosovës ka votuar pro themelimit të Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin Adem Jashari, raporton gazeta “Express”.

Propozimi u bë nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, derisa, ai para ministrave tregoi edhe për përbërjen e grupit.

Njoftimi i Qeverisë:

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë mbledhje është themeluar Komiteti ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Komiteti do të ketë këtë përbërje:

1. Kryesues i komitetit – z. Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë;

2. Anëtar i komitetit – Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

3. Anëtar i komitetit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë;

4. Anëtar i komitetit, ministër i Ministrisë së Infrastrukturës;

5. Anëtar i komitetit, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale;

6. Anëtar i komitetit – përfaqësues nga familja Jashari;

7. Anëtar i komitetit – drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës;

8. Anëtar i komitetit – drejtori i Muzeut të Kosovës;

9. Anëtar i komitetit – drejtor i Institutit të Historisë;

10. Anëtar i komitetit – drejtor i Institutit Albanologjik;

11. Anëtar i komitetit – z. Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt;

12. Anëtar i komitetit – përfaqësues nga Shoqata e Arkitektëve dhe

13. Anëtar i komitetit – përfaqësues nga OVL e UÇK-së.