Liverpooli, zgjedh këngën e Kanye Westit kur ngjitet në podium

Skuadra e Liverpoolit sot do ta ngre titullin e Premier Ligës pas 30 vjet pritjeje.
Futbollistët e Liverpoolit kanë zgjedhur dy këngë për ta shënuar këtë moment historik për klubin, transmeton Indeksonline.
Momentin që ecin në podium ata do ta dëgjojnë këngën “All of the Lights” që këndohet nga reperi i njohur, Kanye West.
Pastaj momentin kur ta ngrenë titullin lart, do të lëshohet kënga “A Sky Full of Stars” nga Coldplay./Indeksonline/