Nesër Kuvendi mban seancë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajnë një seancë , por se nuk do të jetë e re, meqë do të vazhdohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 11 e 23 qershor dhe 9 korrik, transmeton IndeksOnline.
Më poshtë gjeni të plotë njoftimi nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun
· Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit
· Vendi: Salla e Kuvendit
· Koha: 10:30
Rendi i ditës
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 11 e 23 qershor dhe 9 korrik 2020:
- Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
- Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
- Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
- Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
- Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
II. Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 dhe 14 korrik
2020:
1. Votimi i Propozim-rezolutës të parashtruar nga Grupi Parlamentar i LVV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19,
2. Votimi i rekomandimeve të propozuara nga Grupi Parlamentar i PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
—————————————————————————————————————————————————————————-
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data:23 korrik 2020
Dita: E enjte
· Seanca plenare e Kuvendit
· Vendi: Salla e Kuvendit
· Koha: 11:00
Rendi i ditës
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Debat parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris,
- Debat parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancave
Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këto seanca, do të jetë e pamundur.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të tyre, nëpërmjet:
· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik.