75 Mall Live Search
16:28 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

MAShT ndan bursa për regjistrim të femrave në drejtimet teknike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarje të bursave për regjistrim të femrave në drejtime teknike në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional (IAAP) për vitin 2020-2021, bëhet e ditur nga Zyra për medie e MAShT-it..

Tutje thuhet se vendimi synon stimulimin e femrave për regjistrim në drejtime teknike të IAAP, ndërsa bursat për këtë vit shkollor do të jenë bashkëfinancim i MASh dhe projektit LuxDev, i cili për këtë qëllim ka ofruar donacion në vlerë 10 mijë euro.

Në vendimin e ministrit Likaj janë përcaktuar edhe profilet, kushtet dhe kriteret e përfitimit të 40 bursave që do të ndahen për vitin e ri shkollor.