75 Mall Live Search
19:20 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

Kastriot Rexha tallet me Gjilanin e Ballkanin: Si luana luftofshin për Dritën

Gjilani dhe Ballkani barazuan me rezultat 2-2 derisa ky rezultat i konvenoi Dritës që u shpall kampion një javë para fundit.

Për barazimin që erdhi në minutat e fundit ka reaguar sulmuesi Kastriot Rexha që shpallet kampion për herë të dytë radhazi.

“Si luana luftofshin për Dritën”, ka shkruar Rexha në Facebook.

Vitin e kaluar sulmuesi shtatlartë doli kampion me Feronikelin. /Indeksonline/