Lajm i mirë, votohen 5 marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Sot po vazhdon seanca e kaluar e Kuvendit ku mbetën pesë pika të papërfunduara, shkruan IndeksOnline.
Kryeparlamenmtarja Vjosa Osmani bëri të ditur se për këto pika do të votohet direkt, pasi kështu ishin marrë vesh me deputetët seancën e kaluar.
Për herë të dytë është votuar sot për pikën e tretë ““Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit për kadastër, patundshmëri dhe infrastrukturë gjeohapësinore ndërmjet Republikës të Kosovës dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim”, pasi nuk kishte kaluar në herën e parë në Kuvend.
Ndërsa, në Kuvendi me 84 vota për dhe asnjë kundër kanë kaluar sot katër marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me financat.
Këto janë pesë pikat:
1.Votimi i Projektligiit për ratifikimin e marrëveshjes për financim ndërmjet
Republikës së Kosovës dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim për projektin e fuqizimit të sektorit financiar
2. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bankës Evopiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan,
3. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit për kadastër, patundshmëri dhe infrastrukturë gjeohapësinore ndërmjet Republikës të Kosovës dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim.
4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e bashkimit ”Dogana 2020″ ,
5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evopian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e bashkimit “Fiskalis 2020”./IndeksOnline/