Llapjani i infektuar me Covid-19 s’u përmbahet këshillave të mjekut për vetizolim

Me urdhër të prokurorit ndaj një personi në Podujevë është iniciuar rasti, pasi që ai nuk ka respektuar këshillat e mjekut për vetizolim, i infektuar me Covid-19.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i cili është i infektuar me Covid-19 nuk u është përmbajtur këshillave të mjekut për vetizolim, ku dhe kishte dalë nga vetizolimi. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më sipër”, njofton Policia e Kosovës.