75 Mall Live Search
11:42 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Theret me thikë një person në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Është arrestuar një person në Prishtinë, i cili pas një mosmarrëveshjeje verbale ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se viktima është dërguar ne QKUK për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./IndeksOnline/