Rashica pasardhës i Sanchos te Dortmundi

Milot Rashica mund ta veshë fanellën e Borusia Dortmundit në sezonin e ardhshëm.
Sipas “The telegraph”-it, Sancho mund të bashkohet me Manchester Unitedin gjatë verës dhe në vend të tij te Dortmundi të shkojë Rashica.
Manchesteri ka ofruar 80 milionë euro për të, derisa Dortmundi kërkon 100 milionë.
Nëse marrëveshja përfundon, ylli nga Vushtrria duket se do të përfundojë te skuadra e dytë më e suksesshme gjermane.
Werder Bremeni thuhet se kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë kosovarin. /IndeksOnline/