75 Mall Live Search
12:08 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tahiri për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare: Ky duhet të jetë modeli i bashkëveprimit politik!

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, derisa e quan hap të madh në një kohë sfiduese.
Ai ndër të tjera thotë se ky duhet të jetë modeli i bashkëveprimit politik, e që sipas tij është modeli i së ardhmes!
Ky është postimi i plotë:

Votimi i tē gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare hap i madh në një kohë sfiduese

Marrëveshjet konfirmojnē përkushtimin e Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe partive politike, që të thellojmë partneritetin me partnerët tanë dhe institucionet strategjike.

Marrëveshjet premtojnë rezultate dhe efekte në disa drejtime, duke na lejuar një qartësi në planifikimin e financave, në rifreskimin e potencialit vendor ekonomik, në stabilizimin e efekteve negative të shkaktuara nga kriza pandemike, në mbarëvajtjen e projekteve dhe realizimin e tyre efikas, sigurimin e potencialit më të madh financues, përfshirë edhe ndikimin pozitiv te operatorët financiar, ekonomik, si dhe në rrafshin social.
Ky duhet të jetë modeli i bashkëveprimit politik, modeli i së ardhmës!