75 Mall Live Search
12:22 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Musliu: Policia e Kosovës po punon nga 12 orë në ditë, të marrin paga shtesë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Qeveria që mbledhjen e radhës të marrë vendimin për shtesat e Policisë së Kosovës, kjo pasi që po punojnë 12 orë në ditë.

“Kërkoj nga Qeveria që të marrë edhe një vendim tjetër, shtesat për policinë e Kosovës që punojnë nga 12 orë në ditë për shkak të pandemisë, orari i tyre është i rënduar, sepse kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës, ndërsa pagat e tyre nuk u mjaftojnë as për udhëtime e për shujta. Policët meritojnë trajtim më të dinjitetshëm, pasi që gjithë populli i Kosovës i ka sytë në ta”, ka thënë ajo. /IndeksOnline/